Terms of service
Termet dhe Kushtet e Përdorimit - Macintoks
Këto Kushte dhe shtojcat e tjera të bashkëngjitura në këto kushte, përcaktojnë termet dhe kushtet e përgjithshme, të cilat rregullojnë përdorimin e uebfaqes www.macintoks.com si dhe blerjen e produkteve të vendosura në të (tash e tutje referuar si: “Macintoks” ose “Platforma”, dhe në momentin e pranimit të tyre, trajtohen si kontratë e lidhur në mes të: Macintoks shpk, në Prishtinë, Rruga B, nr.74, me numër të regjistrimit të biznesit 811592642; dhe Juve si përdorues, në bazë të të të dhënave të ofruara në momentin e regjistrimit tuaj në platformë (“Përdoruesi”). Këto Kushte të Përdorimit janë të vlefshme nga data e lidhjes së Kontratës – sipas Nenit 1 të kësaj Kontrate.
Ne i kemi hartuar këto Kushte ashtu që të njoftoheni me dispozitat të cilat definojnë marrëdhënien tonë me ju, në aspektin juridik. Edhe pse jemi munduar këto Kushte të jenë sa më të kuptueshme, në të do të hasni edhe terme ligjore. Arsyeja e përdorimit të tyre është shkaku se tërësia e tyre krijon marrëdhënie kontraktuese në mes juve si Përdorues dhe Macintoks shpk. Për këtë arsye, kërkojmë nga ju që t’i lexoni me kujdes dhe të kërkoni këshilla profesionale nëse e shihni të nevojshme dhe arsyeshme.
Pranimi i kushteve përfundimisht konsiderohet se krijon Kontratë në mes juve si përdorues dhe Macintoks shpk.
Nëse vazhdoni më tutje, ju si Përdorues e pranoni që keni lexuar, kuptuar dhe pranuar pa kushte Kushtet e Përdorimit dhe të bien dakord me detyrimet e përcaktuara në këto kushte.
- Lidhja e Kontratës
Kontrata në mes të Macintoks shpk dhe Konsumatorit lidhet përmes Platformës www.macintoks.com. Vendosja e produkteve tona në Platformë përbënë një ofertë e cila i drejtohet konsumatorëve, me qëllim të lidhjes së Kontratës së Shitjes në Distancë.
Për të lidhur këtë Kontratë, Konsumatori duhet që të shtojë produktin apo produktet e përzgjedhura në Shportën e Produkteve (tash e tutje referuar si: “Shporta”) dhe të procesoj deri në fund porosinë e saj/tij. Produktet në Shportë si dhe të dhënat e vendosura mund të ndryshohen para vendosjes së porosisë tuaj, përmes opsioneve të ofruara në Platformë. Pas vendosjes së produkteve në Shportë, Konsumatori duhet të plotësojë rubrikat e Adresës, Transportit dhe Pagesës.
Pas dhënies së Konfirmimit përfundimtar për ekzekutimin e Porosisë, Kontrata në mes të Konsumatorit dhe Macintoks konsiderohet e lidhur. Konsumatori domosdoshmërisht duhet që të pranojë këto Kushte të Përdorimit për të vendosur porosinë dhe për t’u konsideruar Kontrata si e lidhur, në të kundërtën, Konsumatori nuk do të mund të bëjë porosinë e tij.
-
Çmimi dhe Pagesa
Çmimi i produkteve është ai i cili është i vendosur pranë produktit të listuar në Platformë. Edhe pse Macintoks provon që t’i shmangë të gjitha gabimet potenciale në çmimet e produkteve, gabime të caktuara mund të ndodhin në kohë të ndryshme. Nëse Macintoks zbulon se çmimi i një produkti është vendosur në mënyrë të gabuar, ne do të ju informojmë sa më shpejtë që të jetë e mundur dhe do t’ju ofrohet mundësia për të konfirmuar produktin me çmimin real të tij apo që ta anuloni porosinë tuaj. Nëse do të jetë e pamundur që të ju kontaktojmë, porosia do të konsiderohet e anuluar, kurse pagesa juaj do të rimbursohet plotësisht, në të njëjtën mënyrë siç është ekzekutuar nga ju. Macintoks nuk është e detyruar që ta sigurojë produktin, me çmimin e vendosur gabimisht, nëse ai çmim është vendosur në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme në mënyrë të gabuar.
Pagesa mund të bëhet në çfarëdo mënyre të përcaktuar nga Macintoks në Platformë. Në rastin kur Konsumatori kërkon që pagesa të bëhet me kredit kartelë, Konsumatori autorizon Macintoks në mënyrë shprehimore të ngarkojë kredit kartelën e tij me vlerën e plotë të produktit dhe shpenzimet e liferimit, kurdo që aplikohen. Siguria e të dhënave të kartelës garantohet nga procesuesi i pagesës - Banka përkatëse përmes faqes së të cilës procesohet pagesa me kartelë. Në asnjë moment të dhënat e kartelës tuaj nuk janë në dispozicion në sistemin tonë. Macintoks nuk mund të mbahet në asnjë rast përgjegjëse për keqpërdorimin e kredit kartelës nga palët e treta.
Çmimet e produkteve tona mund të ndryshojnë kohë pas kohe, por Konsumatori nuk mund të ngarkohet me çmim tjetër nga ai i shfaqur në Platformë, nëse çmimi ka ndryshuar pas pranimit të Konfirmimit të porosisë, të dërguar nga ana jonë.
- E drejta e ankesës
Konsumatori ka të drejtë të parashtrojë ankesë ndaj tregtarit nga i cili është blerë produkti, në rast të moskonformiteteve të produktit dhe të kontratës, në lidhje me çështjet e garantuara, për shkak të blerjes, si dhe arsyeve të tjera të ngjashme, në pajtim me Ligjin për Mbrojten e Konsumatorit. Blerja mund të krijohet mbi bazën e faturës për blerjen e produktit, kontratës së shitjes dhe kartën e garancisë ose në mënyrë tjetër përkatëse. Ankesa paraqitet përmes email adresës drejtuar Macintoks dhe atë në email adresën info@macintoks.com.
8. Kthimi i produkteve që nuk janë në konformitet
Nëse mendoni se në momentin e dorëzimit produkti nuk është konform specifikave të paraqitura në Platformë dhe siç përcaktohet në Kontratë, duhet të na kontaktoni menjëherë duke plotësuar formularin tonë të kontaktit me detajet e produktit dhe dëmin apo moskonformitetin e produktit.
9. Garancia e Produktit
Macintoks ofron Garanci për produkte të caktuara të cilat blihen nga Ju në cilësinë e Konsumatorit. Të gjitha produktet që paraqiten nga Macintoks se kanë garancion, e kanë të shënuar qartazi në platformë kohëzgjatjen e garancionit, e cila llogaritet nga dita e pranimit të produktit nga Konsumatori. Fletëgarancia do të lëshohet në momentin e përgatitjes së porosisë/produktit dhe nuk paragjykon të drejtat e palëve nga Neni 5 i kësaj Kontrate.
Macintoks do të zëvendësoj produktin e konsumatorit, kur riparimi i të njejtit është i pamundshëm ose merr më gjatë se 30 ditë pune nga momenti i pranimit në depo të Macintoks. Në rastin kur produkti në garancion nuk mund të riparohet ose zëvendësohet, Macintoks do ta rimbursoj Klientin në vlerën e plotë të produktit.
Nëse afati i Garancisë ka skaduar, Macintoks do të refuzojë kërkesën tuaj për riparimin e produktit, zëvendësimin e tij apo kthimin e të hollave.
Në rast se Macintoks konstaton se produkti i sjellur për riparim ka pësuar dëmtime fizike apo të natyrës që nuk i mbulon garancioni, Macintoks do të ju kontaktojë për të ju njoftuar që të merrni produktin e juaj mbrapa. Ju keni 20 (njëzet) ditë afat për të marrë produktin e juaj nga zyret e Macintoks. Nëse brenda afatit të lartëpërmendur nuk vini për të marrë produktin tuaj, Macintoks do të konsiderojë se keni hequr dorë nga sendi/produkti juaj. Kjo nënkupton se ju i jepni Macintoks të drejtën që produktin tuaj ta konsiderojë të hudhur/braktisur, dhe rrjedhimisht, mund të asgjësojë, hudhë ose merr pronësi të plotë mbi të njëjtin, pa pasur ndonjë obligim ndaj jush.
-
Kalimi i rrezikut të produkteve
Nga momenti i dorëzimit të produktit nga Macintoks apo kontraktorët e saj, te Konsumatori, ky i fundit do të bartë rrezikun e dëmtimit dhe/apo prishjes së produktit dhe përgjegjësia është tërësisht e tij.
- E drejta e pronësisë intelektuale
Ju e pranoni dhe jeni dakord që të gjitha të drejtat e autorit, markat tregtare të regjistruara dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale për të gjitha materialet ose përmbajtjet e dhëna si pjesë e faqes në internet, na përkasin ne në çdo kohë ose atyre që na kanë dhënë licensën për përdorimin e tyre. Ju mund të përdorni materialin në fjalë vetëm në masën që ne ose licencuesit e përdorimit autorizojmë shprehimisht. Kjo nuk ju pengon të përdorni këtë faqe interneti në masën e nevojshme për të kopjuar informacionin për porosinë tuaj ose detajet e kontaktit.
- Lidhjet me faqe të tjera
Nëse faqja jonë e internetit përmban lidhje me faqet e internetit të tjera dhe materiale të palëve të treta, lidhjet e përmendura janë dhënë vetëm për qëllime informacioni dhe ne nuk kemi asnjë kontroll mbi përmbajtjen e atyre faqeve të internetit ose materialeve. Prandaj, ne nuk do të pranojmë asnjë përgjegjësi për ndonjë dëmtim ose dëm që rrjedh nga përdorimi i tyre.
- Komunikimi në mes palëve kontraktuese
Të gjitha njoftimet në lidhje me këto Kushte duhet të bëhen me shkrim dhe t’i dërgohen palës tjetër duke përdorur informatat kontaktuese të përcaktuara në kontratë, ose informatat kontaktuese të zëvendësimit të dërguara përmes njoftimit me shkrim. Palës mund t’i dërgohen njoftimet përmes postës elektronike (e-mail), dhe dërgesat përmes e-mailit gjithmonë kanë prioritet.
14. Rezervojme te drejten e anulimit te porosive ne sasi te madhe te cilat konsiderohen si porosi me shumice
15. Macintoks eshte ri-shites i produkteve me pakice, dhe porosite me shumice kerkojne kerkese permes b2b@macintoks.com
Kontaktimi me Macintoks do të bëhet me personat përgjegjës varësisht nga fushat e ndryshme dhe atë: